PD, Balliu: Parlamenti Europian ka dënuar farsën elektorale të orkestruar nga Rama

spot_img
Advertisements

Shefi pëe Aksionin në Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me raportin e Parlamentit Europian.

Balliu u shpreh se Parlamenti Europian ka dënuar farsën elektorale të orkesturuar nga Rama duke ekspozuar manipulimin e vullnetit qytetar përmes grabitjes së votës.

Ai bën thirrje për një reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe për ndërhyrje institucionale të fuqishme që të sigurojnë rithimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Në harmoni me këtë qëndrim, IDU-CDI ka denoncuar blerjen masive të votës, përdorimin e paligjshëm të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, si dhe ushtrimin e presionit sistematik mbi qytetarët, si një strategji të orkestruar nga qeveria për të deformuar rezultatin përfundimtar.

Gjithashtu, Partia Popullore Europiane (PPE) ka theksuar rëndësinë e ngritjes së një grupi të specializuar për mbledhjen dhe analizimin e fakteve dhe provave lidhur me këtë farsë elektorale.

Në këtë kontekst, përpjekjet për të legjitimuar këtë proces si “zgjedhje” përbëjnë jo vetëm një fyerje të thellë ndaj qytetarëve, por edhe një sfidë të rëndë ndaj parimeve themelore të demokracisë.

Ne bëjmë thirrje për një reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe për ndërhyrje institucionale të fuqishme që do të sigurojnë rikthimin e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në funksionimin e shtetit të së drejtës.”, shkruan Balliu.

Latest articles

Related articles