Lita flet me emra: Ja kandidatët e mundshëm të PS për Bashkinë e Tiranës

spot_img
Advertisements

Analisti Lavdrim Lita, i pyetur në studion e “Opinion” për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të kryhen në bashkinë e Tiranës, përmendi disa prej kandidatëve të mundshëm nga Partia Socialiste që kanë dëshirë të garojnë.

Lita tha se përveç emrit të përfolur si favorit që mund ë zëvendësojë Erion Veliaj, ministrit Blendi Gonxhja, janë dhe dy ministra, ai i Brendshëm dhe një tjetër ministër që kanë shprehur dëshirën të garojnë.

Sipas analistit Lavdrim Lita, nëse presidenti I republikës dhe kryeministri do të njohin vakancën e Erion Veliajt, zgjedhjet e pjesshme në 4 bashkitë e vendit, Tiranë, Mat, Berat dhe Tepelenë do të zhvillohen në fillim të vjeshtës.

Lavdrim Lita: Ata e dinë që është prapa derës pasi nuk është vetëm Tirana, por është dhe Mati, Berati e Tepelena që kanë vakanca. Nëse do të ketë vendimarrje nga presidenti apo dhe kryeministrit për të njohur vakancën e kryebashkiakut të Tiranës, fare mirë në fillim të vjeshtës do të kemi zgjedhje në bashkinë e Tiranës.

Partitë duhet të përgatiten për zgjedhjet në 4 bashkitë. Socialistët e kanë sistemin që të bëjnë presionin, për të nisur betejën për zgjedhjet lokale, pavarësisht se dhe atje mund të ketë pak garë pasi përvec Blendi Gonxhes janë dhe dy ministra të tjerë, si ministri i Brendshëm dhe një ministër tjetër që kanë dëshirë të jenë në garë për postin e bashkisë së Tiranës. Po ashtu dhe nga PD përvec Alimehmetit dhe Tabakut, mund të jetë dhe ndonjë kandidat nga diaspora.

Latest articles

Related articles