Presidenti Dan: Rumania ka nevojë për një ndryshim themelor

spot_img
Advertisements

Pas gjashtë muajsh paqëndrueshmërie politike në Rumani, më 26 maj bëri betimin presidenti i ri centrist, Nicușor Dan, i cili fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve me mbi 53% të votave të zgjedhësve. Këto zgjedhje u mbajtën pasi rezultatet e raundit të parë, i zhvilluar më 24 nëntor 2024, u anuluan nga Gjykata Kushtetuese për shkak të ndërhyrjes së jashtme në favor të kandidatit pro-rus për postin, Călin Georgescu.

“Shteti rumun ka nevojë për një ndryshim themelor”, deklaroi 55-vjeçari Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, pasi bëri betimin si president i vendit. Ai u bëri thirrje rumunëve të vazhdojnë të ushtrojnë “presion pozitiv” për reforma ndaj institucioneve shtetërore. Sipas tij, qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër politik, “e jo nga një teknokrat që nuk do të kishte autoritet para politikanëve”.

Paralelisht me negociatat për formimin e qeverisë, pritet të hartohen masa për uljen e shpenzimeve publike me qëllim zvogëlimin e deficitit buxhetor dhe sigurimin e stabilitetit financiar të vendit. Në planin e politikës së jashtme, presidenti i ri i Rumanisë thekson orientimin e tij pro-evropian dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për fqinjin Ukrainë.

Latest articles

Related articles