Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e Arnaldo Lleshit, i cili rezulton i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Itali. Bëhet fjalë për një truall, një ndërtesë, dy automjete dhe një biznes.
Sipas Prokurorisë, Lleshi nuk i ka justifikuar ekonomikisht pasuritë në fjalë dhe dyshohet se janë fituar nga veprimtaria kriminale në shtetin anglez.
“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.04, datë 22.05.2025, rezultoi se shtetasi A.Ll është dënuar në Angli për veprën penale ‘Prodhim, shitje të lëndëve narkotike’ parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal dhe pasuritë e tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike e dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria kriminale.”, thotë prokuroria.