Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin! Blejmë vetëm çunat e Londrës dhe Spanjës

spot_img
Advertisements

Besimi në ekonominë shqiptare është rritur me 1.1% në muajin maj, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, me përmirësime të ndjeshme në sektorin e industrisë dhe shërbimeve, ndërsa ndërtimi dhe tregtia vijojnë të shfaqin tendenca negative.

Sektori industrial ka shënuar një rritje prej 8% në besim, falë shtimit të kontratave për porosi të reja dhe rritjes së prodhimit. Në të njëjtën kohë, shërbimet, të nxitura nga shtimi i turistëve të huaj gjatë majit, kanë pasur një përmirësim të lehtë prej 2.2% në pritshmëri, veçanërisht në hotele, resorte, bujtina dhe restorante që presin kërkesë më të lartë dhe rritje çmimesh në muajt e verës.

Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka përjetuar një rënie të besimit me 3.4%, për shkak të vlerësimeve të dobëta për aktivitetin ndërtimor aktual dhe pritshmërive më të ulëta për kontrata të reja. Rënia është reflektuar edhe në numrin e lejeve të ndërtimit, ku sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit janë miratuar 258 leje ndërtimi, nga 311 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përfaqëson një rënie prej 17%.

Vlera totale e ndërtimeve të reja, për të cilat janë miratuar leje, është përllogaritur në rreth 200 milionë euro, çka tregon për një ngadalësim të ndjeshëm të këtij sektori pas bumit të kullave shumëkatëshe në vitet e fundit. Rënia e kërkesës për prona, së bashku me rritjen e çmimeve, po japin sinjale të qarta për një frenim të mëtejshëm të investimeve në ndërtim.

Ndërkohë, perceptimi i qytetarëve për situatën e tyre financiare mbetet pesimist dhe nuk planifikojnë blerje të mëdha, duke treguar një kontrast mes gjallërimit të bizneseve dhe pasigurive në nivel familjar.

Latest articles

Related articles