Ditën e sotme një prokurore e Sarandës është dhunura nga dy gra. Sipas burimeve, dy gratë janë të afërme të një të miture , viktimë e një vepre penale të ndodhur disa ditë më parë në qytet.
Prokurorja që ka pasur këtë çështje ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar.
Dy të afërmet të pakënaqura me vendimin kanë kërkuar takim me prokuroren dhe e kanë fyer e kanosur atë brenda në zyrë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilat kanë shoqëruar dy të dyshuarat dhe kanë marrë dëshmitë e tyre.