Të rralla janë rastet kur njerëzit i buzëqeshin jetës me të gjitha ngjyrat e saj, dhe, jo vetëm me surprizat e bukura që ajo na sjell.
“Mbas 16 vjetësh, mund të themi që ne ja dolëm. Unë jam mire”!
Ejona M., jeta e sprovoi në moshë fare të re, por, sot ajo
ka fituar betejën më të vështirë të jetës së saj. Ejona sot është 30 vjeç, ndërsa në moshën 14-vjeçare u diagnostikua me kancer në pankreas.
“Kanceri ishte në pankreas…E mbaj mend shumë mirë periudhën e moshës time, kam qenë 14 vjeçe. Ka qenë një periudhë që unë i adhuroja flokët e gjata… Në atë fazë nuk je koshiente se çdo të thotë një sëmundje e tillë”, shprehet Ejona.
Naiviteti i moshës dhe ëndrrat e mëdha për të ardhmen, bënë që Ejona ta marrë sëmundjen me sportivitet, duke luftuar çdo ditë të jetës, si të ishin të fundit.
“Unë e kam marr vesh direkt që ishte kancer. Nuk është se e përjetova keq, ma thanë mjekët. Isha me shumë ëndrra, me shumë dëshira. Nëse do më pyesësh tani për atë diagnozë, tani ndihem e frikësuar. Dikur jo”, shprehet ajo.
Kalvari i vuajtjeve në dyert e spitalit ka qenë i pafund për 30-vjeçaren, por, transformimi fizik për shkak të kimioterapisë, ka lënë gjurmë të thella në memorien e saj.
“Të bësh kimioterapi, për dikë që e ka provuar është shumë sfilitëse. Duke e nisur që nga pjesa fizike, madje mbaj mend disa episode që më ngatërronin me djalë, sepse isha pa flokë. Gjëja më e tmerrshme në atë moshë flas nuk kisha gjënë më të bukur që kemi ne të shenjtë, flokët e mi. E kam përjetuar shumë keq. Mbaj mend mikeshat më rregullonin atë shaminë”, shprehet Ejona Memollari.
Sëmundja ja ndërpreu rrugëtimin në mes, por, nuk ja pamundësoi ndjekjen e ëndrrave. Pas shumë sakrificave, Ejona ia doli të studiojë për pikturë, dhe të krijojë familje e saj që gjithmonë kishte ëndërruar.
“Pasi unë ja dola, që munda atë përbindëshin, fillova jetën. U arsimova për pikturë. Gjërat shkuan mirë. Çdo fëmijë ëndërron të letë në familje. Ëndërroja që e vogël. Dhe unë vetëm 19 vjeç arrita të krijoja familjen. Djalin dhe bashkëshortin tim”
Jam nëmë e një djali 11 vjeç. Pas asaj sëmundje të lindesh fëmijë. Djali është i shëndetshëm dhe jam e bekuar”
Ejona periudhën më të errët të jetës së saj, por, jo vetëm, e ka kaluar e vetme, pa ngrohtësinë dhe përkujdesin e prindërve.
Boshllëk, të cilin e gjeti tek halla e saj, e cila u kthye në prind të dytë.
“Pranë meje gjithmonë ka qenë halla ime…Në moshën 3-vjeçare humba babin që u diagnostikua me leuçemi akute. Dhe ka humbur jetën pas 4 ditësh. Në moshën 8 vjeçare humba nënën. Prandaj them jam kaq e vogël, se prindëri është ka që të ushqen me atomenë e vet”
Ajo sot gëzon shëndet të plotë, me një familje të lumtur, dhe përcjell këtë mesazh…
“Dashuria shëron, nëse jemi plotë ëndrra ia del gjithmonë”.