Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Korçë -Bilisht ku një motomjet i drejtuar nga një 67-vjeçar i identifikuar si Besim Stena është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Drejtuesi i automjetit Besart Kycyku është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.