Pritjes i erdhi fundi/ Sonte finalja e madhe e Champions League

spot_img
Advertisements

Sonte do të zhvillohet finalja e Champions League 2025 mes PSG dhe Interit. Përplasja në “Allianz Arena” nuk është vetëm një finale, por më shumë se kaq. PSG nuk e ka fituar asnjëherë këtë titull, kurse Interi para dy vitesh e humbi përballë Cityt.

Trajneri i francezëve Luis Enrique deklaroi për mediat; PSG dhe Interi përfaqësojnë dy modele të kundërta të mënyrës se si konceptohet dhe menaxhohet një klub futbolli në elitën europiane.

Njëri beson tek investimi pa limite për të ndërtuar një markë globale; tjetri tek efikasiteti dhe kontrolli financiar si rrugë për të konkurruar’.

Legjenda e Interit, Zanetti u shpreh se ‘keqardhje për titullin, na rrëshqiti nga duart. Fitimi i Champions-it rregullon gjithçka. Në anën tjetër është Interi, që nën drejtimin e kapitalit amerikan ka ndërtuar një model të qëndrueshëm, të bazuar në racionalitet financiar dhe zgjuarsi në merkato.

Ndërsa parizienët kanë investuar pa kursim për të ndërtuar një “brand” botëror, zikaltrit kanë rigjetur lavdinë përmes kursimit dhe strukturës’.

PSG ka një skuadër me vlerë mbi 1.030 miliardë euro, e pesta më e vlefshme në Europë. Interi qëndron në 691 milionë euro

Latest articles

Related articles