Kid Kazazi dyshohet se qëlloi ndaj 36-vjeçarit Arbi Gorgeja (personi në foton më poshtë), pasi disa ditë më parë ai i kishte dhunuar babain.
Nga hetimet paraprake rezulton se rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fllakë e Egër”, shtetasi Kid Kazazi duke lëvizur me automjetin tip “Ford Focus”, ka qëlluar me armë zjarri të dyshuar pistoletë, gjatë një parakalimi, drejt automjetit tip “Lancia”, në të cilin ndodhej shtetasi Arbi Gorgeja.
Si pasojë, shtetasi Gorgeja mbeti i plagosur, ndërsa dy të miturit 14 e 15-vjeç që udhëtonin me të nuk kanë pësuar lëndime.