Video: IShowSpeed nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions League

spot_img
Advertisements

Youtuberi i famshëm IShowSpeed është takuar sërish me kryeministrin Edi Rama, për herë të dytë që pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u ftua në Kryeministri.

Këtë herë, takimi ka qenë rastësor, teksa Speed ndodhet në Mynih të Gjermanisë aty ku nesër do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Me youtuberin amerikan ai zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

Speed: U bë kohë që s’jemi parë miku im shqiptar

Rama: Si je? Ky është presidenti i federatës tonë

Speed: U bë kohë e gjatë që nuk jemi parë. Më mungon Shqipëria, duhet të kthehem sërish.

Rama: Sigurisht, je i mirëseardhur.

Speed: Më mori malli, kur të vijë në Shqipëri do të të bëj telefon

Latest articles

Related articles