Ekstazi, kërpudha psikodelike dhe veçanërisht ketaminë, anesteziku që vrau aktorin Matthew Perry të serialit “Friends”.
Gjatë muajve të kaluar, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht se, sipas asaj që ai vetë e pranon, ishte kundër drogave të paligjshme.
Gazeta e njohur amerikane ”New York Times” e raporton këtë në ditën e fundit të njeriut më të pasur në botë si punonjës i administratës Trump.
“Përdorimi i drogës nga Musk shkoi përtej përdorimit të rastësishëm… Musk gjithashtu merrte ekstazi dhe kërpudha psikodelike. Ai mbante me vete një pako me recetë ditore me rreth 20 pilula në udhëtimet e tij, përfshirë disa me shenjat dalluese të stimuluesit Adderall, sipas një fotoje dhe njerëzve që e panë atë”, shkroi gazeta.
Nuk është e qartë nëse Musk përdorte drogë kur u bë pjesë e Shtëpisë së Bardhë këtë vit për të ulur burokracinë federale.
Musk ka pranuar në të kaluarën se përdorte ketaminë herë pas here apo disa herë në muaj për të mbajtur nën kontroll depresionin dhe i ka thënë biografit të tij, Walter Isaacson se “nuk më pëlqen të përdorë droga të paligjshme”.
”Megjithatë, kohët e fundit, ai ka zhvilluar zakone më të rrezikshme duke përdorur ketaminë shpesh, ndonjëherë çdo ditë, dhe duke e përzier atë me droga të tjera”, raporton NYT.
”Vija ndarëse midis përdorimit mjekësor dhe rekreativ është e paqartë, çka ka shkaktuar shqetësim midis disa prej atyre që ishin afër tij”, sipas ”New York Times”.