E ardhmja e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, është tani.

spot_img
Advertisements

“Albanian future now”, fushata që ka për qëllim promovimin, në tregun lokal e ndërkombëtar, të ekosistemit në Shqipëri, nismë kjo e EU4Innovation, që zbatohet nga GIZ në Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u lançua sot në Tiranë, në samitin për inovacionin dhe teknologjinë në Shqipëri, “ACT NOW 2025”, në prezencë të liderve globalë të teknologjisë, politikbërësve, investitorëve dhe startup-eve.
Nëse deri në vitet 2008-2010, ekosistemi i inovacionit në Shqipëri ishte pothuajse inekzistent, një shkretëtirë ku kishte pak ose aspak jetë, e ku megjithatë disa individë të guximshëm e largpamës, nxitur nga talenti dhe nevojat ekonomike, hapën mendjet dhe dyert drejt ideve inovative, transformimet e mëdha nisën të ndikojnë ndjeshëm përgjatë dekadës së fundit.
Falë pasionit dhe angazhimit të aktorëve lokalë dhe ndërkombëtarë, falë mbështetjes së infrastrukturës digjitale në zhvillim si dhe vizionit strategjik të qeverisë shqiptare, sot ekosistemi në Shqipëri po përjeton një epokë të re.
Sot është momenti që bota të fillojë të shohë atë çfarë ofron Shqipëria në këtë drejtim. Ky është edhe qëllimi i fushatës “Albania future now”, që së bashku me partnerët (start-upe, institucione qeveritare, organizata që punojnë në këtë drejtim, akademikë, anëtarë të ekosistemit) të promovojë ekosistemin lokalisht dhe ndërkombëtarisht, duke identifikuar qartë shtyllat mbi të cilat mbështetet zhvillimi i inovacionit në Shqipëri.
Ndryshe nga ekosistemet e vendeve më të mëdha, Shqipëria ofron një terren me kosto të ulëta operacionale, ka një ekosistem vibrant, të etur për elaborimin e ideve inovatore dhe me aktorë, sidomos të rinj, të aftë, kërkues e insistues për t’u aftësuar me shpejtësi, për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave që ka sot tregu gobal.
Sot ekosistemi në Shqipëri mbështetet nga nisma të vazhdueshme, konkrete të qeverisë. Favorizohet nga pozicioni gjeografik ideal, rajonal e europian, që ka vendi ynë, i bekuar gjithashtu nga atraksionet, bukuritë natyrore dhe nga trashëgimia e vyer historike e kulturore, që tërheqin jo vetëm turistët por dhe nomadët digjitalë.
Shqipëria nuk ka pasur një moment më të mirë, për t’u zhvilluar në inovacion, se ky tani. Tani është momenti që Europa dhe bota të njohë skenën shqiptare të startup-eve dhe inovacionit. Një skenë që po rritet me shpejtësi. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi.
Fushata e “Albania Future Now” e EU4Innovation dhe MEKI-it, përcjell mesazhet se Shqipëria është evropiane në mendësi, në kulturë, në gjeografi. Është një portë strategjike drejt tregjeve të BE-së dhe botës. Me qendra teknologjie që lulëzojnë dhe dëshira të guximshme që shndërrohen në histori suksesi. Shqipëria ka një fuqi punëtore të globalizuar, me etikë të fortë pune, gati për të bashkëpunuar me vizionarë të tjerë. Shqipëria është një vend me potencial të paeksploruar, që po pret guximtarët për të ndërtuar, të mençurit për të investuar, ëndërrimtarët për të krijuar.
“Nëse je një sipërmarrës vendas apo ndërkombëtar, investitor i huaj apo shqiptar, nomad digjital apo thjesht një njeri me ide të reja, koha është TANI, vendi është Shqipëria”- ky është mesazhi, kjo është thirrja e #Albania Future Now!

Latest articles

Related articles