Një 32-vjeçar është proceduar penalisht pasi akuzohet për keqtrajtim të kafshëve. I riu në Librazhd organizoi përleshjen mes një qeni dhe një maceje si dhe i ka filmuar duke publikuar videon në rrjete sociale.
Policia raporton se i riu ka publikuar videon në rrjete sociale për të përfituar sa më shumë klikime duke keqtrajtuar kafshët shtëpiake.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A.Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjetet sociale një ndeshje ndërmjet dy kafshëve shtëpiake (qen dhe mace)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”-raporton policia.