Wizz Air, linja ajrore tashmë me 14 avionë në Shqipëri! Bileta me çmime të ulëta

spot_img
Advertisements

 Wizz Air, linja ajrore më miqësore me mjedisin në rajonin EMEA[1], ka kënaqësinë të njoftojë vendosjen e avionit të 14-të në bazën e saj në Tiranë duke filluar nga Gushti 2025. Ky zgjerim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së lartë për udhëtime gjatë sezonit veror. Wizz Air do të ofrojë më shumë bileta me çmime të ulëta për pasagjerët shqiptarë drejt Evropës dhe më tej.

Me mbërritjen e avionit shtesë Airbus A321neo – avioni më efikas dhe më i qëndrueshëm në klasën e tij, i projektuar për të reduktuar konsumin e karburantit dhe emetimet – Wizz Air do të rrisë numrin e fluturimeve në 17 qytete të njohura, duke ofruar më shumë fleksibilitet, lidhje më të mira dhe mundësi më të shumta për planifikimin e pushimeve verore të pasagjerëve.

Pasagjerët do të kenë më shumë mundësi për të udhëtuar drejt qyteteve të dashura italiane, perfekte për dashamirësit e kulinarisë, modës apo plazhit, si Milano (Bergamo dhe Malpensa), Torino, Genova, Napoli, Pisa, Ankona, Verona dhe Rimini.

Për ata që ndihen tërhequr nga bukuria e Francës, fluturimet shtesë drejt Parisit, Nisës dhe Lionit ofrojnë mundësi të mrekullueshme për aventura kulturore. Dhe me nisje javore të shtuara drejt Brukselit, Karlsruhe/Baden-Baden, Barcelonës dhe Madridit, eksplorimi i zemrës së Europës – nga dielli i Spanjës te qytetet termale të Gjermanisë – nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Wizz Air do të operojë itinerarin më të madh veror nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në vitin 2025, duke forcuar më tej pozicionin e saj si udhëheqëse në treg. Kompania do të ofrojë fluturime drejt më shumë se 46 destinacioneve në Europë dhe më gjerë, duke i dhënë udhëtarëve shqiptarë mundësi ekonomike dhe të përshtatshme si për motive pushimi, ashtu edhe për udhëtime biznesi.

Znj. Marsida Pallko, Administratore e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh:
“Vendosja e avionit të 14-të nga Wizz Air është një dëshmi e qartë e besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në tregun shqiptar. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpret me shumë kënaqësi këtë zgjerim, që reflekton tërheqjen gjithnjë në rritje të Shqipërisë si një qendër kyçe e udhëtimeve ajrore në rajon. Së bashku me partnerët tanë ajrorë, mbetemi të përkushtuar në ofrimin e më shumë lidhjeve, përmirësimin e përvojës së pasagjerëve dhe një rritje të qëndrueshme për të ardhmen.”

Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimit Korporativ në Wizz Air, shtoi:
“Me shtimin e avionit të 14-të në bazën tonë në Tiranë, jemi të lumtur të zgjerojmë kapacitetet tona dhe të përmbushim etjen në rritje për udhëtime të pasagjerëve shqiptarë. Këto rritje në frekuenca pasqyrojnë angazhimin tonë të fortë ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të ofruar udhëtime të besueshme, të përballueshme dhe të qëndrueshme në të gjithë Europën. Me padurim urojmë të mirëpresim edhe më shumë pasagjerë këtë verë.”

Biletat për këto fluturime të shtuara janë tashmë në dispozicion në wizzair.com dhe në aplikacionin mobil të Wizz Air.

DREJTIMISHTIMI I FREKUENCËS
Tirana – TorinoNga 7 në 9 fluturime në javë
Tirana – Bruksel CharleroiNga 11 në 12 fluturime në javë
Tirana – AnkonaNga 5 në 7 fluturime në javë
Tirana – Milan BergamoNga 14 në 16 fluturime në javë
Tirana – Paris BeauvaisNga 7 në 8 fluturime në javë
Tirana – Milan MalpensaNga 14 në 16 fluturime në javë
Tirana – PisaNga 11 në 12 fluturime në javë
Tirana – NicëNga 3 në 4 fluturime në javë
Tirana – LionNga 5 në 6 fluturime në javë
Tirana – Karlsruhe/Baden-BadenNga 4 në 5 fluturime në javë
Tirana – NapoliNga 4 në 5 fluturime në javë
Tirana – MadridNga 4 në 5 fluturime në javë
Tirana – BarcelonaNga 10 në 11 fluturime në javë
Tirana – GenovaNga 7 në 9 fluturime në javë
Tirana – RiminiNga 4 në 5 fluturime në javë
Tirana – VeronaNga 9 në 10 fluturime në javë

[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2024, e cila krahason të dhënat e intensitetit të emetimeve të linjave ajrore në nivel global dhe e pozicionon Wizz Air si linjën ajrore me emetimet më të ulëta të CO₂ për çdo njësi pasagjer-kilometër (RPK), krahasuar me linjat e tjera ajrore globale dhe evropiane.

Latest articles

Related articles