Një vajzë 18-vjeçare është tentuar të rrëmbehet një ditë më parë në Gramsh, teksa ndodhej në shtëpinë e saj.
Si të dyshuar policia arrestoi një 38-vjeçar, i cili iu fut me forcë në banesë dhe tentoi që ta rrëmbejë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.
Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K., është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes.
Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti