‘Mbaruan zgjedhjet’- Policia kap trafikantin…e kokoshkave në Durrës

spot_img
Advertisements

Një ngjarje që nuk ka nevojë për shumë koment vjen nga plazhi i Durrësit. Teksa qytetarët ndajnë shqetësimet për praninë e trafikantëve të drogës në zonë, policia vendos të veprojë me vendosmëri… ndaj një shitësi ambulant që shiste flokë sheqeri dhe kokoshka.

Në foto shihen disa efektivë që “neutralizojnë” kërcënimin e radhës për sigurinë publike: një burrë i thjeshtë me karrocë. Mes vapës, çadrave dhe shezlloneve bosh, u vu në pranga “krimineli” që ndoshta nuk kishte as licencë për të shitur buzë detit.

“E cau dhe dorën i shkreti”, thotë qytetari që raportoi ngjarjen.

Ndërkohë, qytetarët pyesin me të drejtë: A është vërtet ky prioriteti i rendit publik në sezon turistik? Apo është më e lehtë të kapësh sheqerin sesa pluhurin?

Latest articles

Related articles