Alimehmeti: Nuk është koha për të folur për dorëheqjen e Berishës

spot_img
Advertisements

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 Majit Ilir Alimehmeti, që mori mbi 18 mijë vota, ishte i ftuar në studion e News 24, ku foli për zgjedhjet dhe situatën politike në vend.

Alimehmeti u pyet se ku qëndron problemi tek PD, që partia nuk fiton dot zgjedhjet. Ai gjithashtu u pyet nëse Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas Alimehmetit, çdo gjë ka etapa dhe se për momentin procesi ende nuk është mbyllur, e se kur ai të mblidhet, atëherë mund të nisë analiza në parti.

Ilir Alimehmeti: Nuk mund të digjen etapat. Proceset kanë etapa, fillimisht është procesi, ende mund të ketë rinumërime, ka Kolegje Zgjedhore etj, kur të mbarojë procesi, ne do kemi një analizë. Pasi bëhet analiza, shikohen pikat e forta dhe të dobëta. Listat ndoshta kishin mundësi që të bëhen më mirë, e kemi thënë këtë dhe më herët.Kryesia është mbledhur e me radhë dhe do të marrim vendime përkatëse. Unë shikoj pjesën time, për momentin. Jam në vizione specifike aktualisht dhe më pas mund të bëhet analizë më e gjerë.

Latest articles

Related articles