Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i kërkoi Shqipërisë që të zhdukë kartelet e drogës. Thirrja e fortë erdhi pas vizitës zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj.
“Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.
Gjate vizitës së tij, Z. Fields u takua me te Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasades dhe udheheqes te institucioneve te zbatimit te ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
Ai percolli prioritetet e Prokurorit të Pergjithshëm të ShBA per të eliminuar kartelet, krimin e organizuar nderkombëtar dhe emigracionin e paligjshem.
Ndihmes Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Pergjithshëm së Policise së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm te Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Pergjithshëm te Burgjeve Klevis Qose dhe te tjerë.
Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare permes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.
Vizita perfundoi me prezantimin e Cmimit te Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademine e Sigurisë” tha ambasada.