Lita: PD e tronditur nga humbja, PS e tronditur nga fitorja! KQZ ka dy javë pa rezultat zyrtar, pa nr votuesish

spot_img

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në Ora News tha se 2 javë pas procesit zgjedhor nuk kemi një rezultat të plotë, çka duket edhe si një neglizhencë nga ana e KQZ-së.

Lita: 2 javë pas procesit zgjedhor nuk kemi një rezultat të plotë. Nuk kemi akoma numrin zyrtarë të votuesve, çka lë dyshime se kjo kohë që po merret është për të fiksuar numrat…duket si një neglizhencë kaq kohë pas zgjedhjeve. Nuk jemi as në ritmet e Kosovës apo Malit të zi që e nxjerrin pas 72 orësh.

PD-ja është e tronditur nga humbja e thellë, ndërsa PS-ja nga fitorja e thellë. Kur është konsumuar pushtetit pas 12 vitesh qeverisje, arriti që të ngrihej në 83 mandate, 10 më shumë se në mandatin e tretë. PD-ja nuk e priste kaq të thellë humbjen dhe prandaj po mundohet të ankohet dhe të gjejë forma shpjegimi për këtë gjë. Herë racionale e herë tjetër irracionale. Sistemi është i trukuar. PS dhe PD janë sistemi me lista të hapura e lista të mbyllura janë një trukim që i bëhet demokracisë. Opozita e 2008 (ps) dhe opozita e 2024 (pd) bënë çfarë do pushteti/maxhoranca. Dhe në sistem ka anomali me individë që panjohur, anonimë të sukeshëm, që të marrin mbi 20 mijë vota në qarqe. E panatyrshme.

Latest articles

Related articles