Dy partitë e mëdha janë Sistemi – REDAKSIONALE

spot_img

Dy javë pas zgjedhjeve ende nuk ka një formë zyrtare procesi zgjedhor. Nuk kemi numërin total të votuesve.

Duket se të gjitha palet janë të kenaqura me rezultatin, edhe pse kanë shfaqur ankesa.

Nga reagimet e PD-së asnjë surprizë: të gjithë e dinin qe PD do të thoshte na i vodhën. PS nuk po gëzon dot për fitoren e madhe. Tani i duhet të mbajë me bukë “popullin” e 83 mandateve.

Shumica e pranojnë që skema me listat e mbyllura ishte gabim i rëndë, përveç Ramës dhe Berishës.

Vetëm në Shqipëri ndodh që opozita i bën projekt-ligjet si i do qeveria- ashtu ndodhi në 2008 e ashtu ndodhi deri sot me listat e mbyllura.

Që rezultuan lista të zeza për demokracinë.

Dy partitë e mëdha janë partitë e pasanikëve dhe partite e reja nuk u bënë dot tërheqëse për votuesit vetëm duke premtuar mbështetje ndaj SPAK-ut. Shumica e qytetarëve shqiptarë nuk e do drejtësinë.

Latest articles

Related articles