Zv.presidenti Vance: SHBA nuk është e vetmja fuqi botërore

spot_img

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance deklaroi këtë javë se unipolariteti amerikan në botë ka marrë fund. Ai tha se epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar. Këtë fjalë ai e mbajti para kadetëve të Akademisë Detare, në Anapolis, Mariland.

“Pas Luftës së Ftohtë, Amerika gëzonte një komandë kryesisht të pakontestueshme të të mirave të përbashkëta, hapësirës ajrore, detit, hapësirës kozmike dhe hapësirës kibernetike. Por epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar”, tha Vens.
“Shtetet e Bashkuara po përballen tani me kërcënime serioze nga vende si Kina dhe Rusia, të cilat janë angazhuar për të mundur SHBA-në në shumë fusha, nga teknologjitë më të avancuara deri te infrastrukturat e komunikimit dhe zinxhirët e furnizimit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, politikëbërësit tanë supozuan se supremacia amerikane në skenën botërore ishte e garantuar. Për një kohë të shkurtër, ne ishim një superfuqi pa asnjë të barabartë, as nuk besonim se ndonjë komb i huaj mund të ngrihej për të konkurruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zëvendëspresidenti.

Përgatiti: Sebastian Zonja

Latest articles

Related articles