Presidenti Begaj takon Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Landau

spot_img

Në Dayton Ohio Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një takim me Zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së Christopher Landau ku u diskutua mbi marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-së në proceset kyçe për Shqipërinë, duke përfshirë reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve dhe sigurinë, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë kibernetike.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe ftoi investitorët amerikanë të eksplorojnë mundësitë që ofron Shqipëria në sektorët e turizmit, infrastrukturës strategjike, teknologjisë dhe energjisë së rinovueshme.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, Presidenti Begaj vlerësoi rolin kyç të SHBA-së në stabilitetin e Ballkanit dhe nënvizoi nevojën për vijimin e pranisë amerikane si “faktor të pazëvendësueshëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”.

Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Shqipërisë në NATO, duke deklaruar:
“Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh përgjegjësi dhe Shqipëria është e përkushtuar në përmbushjen e tyre.”

Gjithashtu, për sa i përket mbështetjes amerikane, Presidenti Begaj u shpreh:
“Jemi mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë demokratizimit, transformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë reformimit historik të sistemit të drejtësisë.”

Latest articles

Related articles