Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, ka komentuar rizgjedhjen e tij në krye të qeverisë pasi fitoi zgjedhjet e 11 majit ku siguroi mandatin e katërt me 83 mandate.
-Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?”, iu drejtua Attias.
“Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?” – tha Rama.
Ndërsa shtoi: “Çfarë do iu thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë