Doli nga arresti dhe i vendosi armën! Një i plagosur me thikë

spot_img

Konflikt mes dy shtetasve në fshatin Panaja të Vlorës. Njëri prej të përfshirëve, 28-vjeçari K.B. u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka goditur me thikë një 34-vjeçar, B.B.

34-vjeçari është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur 28-vjeçarin me një armë gjahu pa leje dhe i ka dëmtuar automjetin e tij. Arma e gjahut është sekuestruar si provë.

I plagosuri ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme

Latest articles

Related articles