persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin kryesor hekurudhor në qytetin gjerman të Hamburgut, raportojnë mediat lokale.
Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa e rëndë paraqitet gjendja e tre të tjerëve.
Policia bën me dije se ka arrestuar një nga të dyshurit e sulmit, ndërkohë që po zhvillohet një operacion i madh në qytet.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur në Stacionin Qendror të Hamburgut rreth orës 18:00 (sipas orës lokale).
Në një postim në X, Policia e Hamburgut tha:
“Sipas të dhënave paraprake, një person dyshohet se plagosi disa persona me thikë në stacionin kryesor. I dyshuari u arrestua nga policia.