Shqiptari bëhet hero në Londër, shpëton një vajzë 7-vjeçare nga mbytja

spot_img

Një shqiptar nga Shkodra, Hismet Smakaj, është kthyer në hero në Londër pasi shpëtoi një vajzë 7-vjeçare nga mbytja në lumin Thames. Ngjarja ndodhi të shtunën, më 17 maj, në zonën Newham, Londër, ndërsa Hismeti po shëtiste me bashkëshorten pranë lumit.

Vajza, që më pas u mësua se është autike, kaloi barrierat dhe u hodh në ujë. Pa u menduar gjatë, Hismet Smakaj, 65 vjeç, hoqi rrobat dhe u hodh në lumë. Ai arriti ta kapë vajzën rreth pesë metra larg dhe ta nxjerrë në breg, para se të ndodhte ndonjë tragjedi.

Të pranishmit nisën ta duartrokasin dhe e quajtën “hero”. Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. Vajza u dërgua në spital dhe gjendja e saj është ende e panjohur për Smakajn.

Në një prononcim për gazetarin Muhamed Veliu të Top Channel, Hismeti tha:
“Nëse nuk do ta shpëtoja, do më mbetej peng për gjithë jetën. Pa asnjë hezitim do ta bëja përsëri.”

Ai tregoi se deri tani nuk është kontaktuar nga prindërit e vajzës, por ka shumë dëshirë të mësojë si është ajo

Latest articles

Related articles