Ministrja Balluku hap tunelin e Llogarasë

spot_img

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ajo zbuloi gjithashtu se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

“Në mbështetje të plotë t ëindustrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”, tha Balluku në një postim në Facebook.

Në tunelin 6 kilometra të gjatë nuk do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.

Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.

Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë.

Latest articles

Related articles