Ditën e sotme një mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur po përballet me drejtësinë në Australi mbi dyshimet për kultivim të një sasie kanabisi.
Mediat australiane bëjnë me dije se Belina, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli martën përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide.
Avokati kërkoi nga gjykata lehtësim të kushteve me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.
Prokuroria kundërshtoi ashpër kërkesën, duke e cilësuar rastin të rëndë dhe duke shtuar se partneri i saj, Vis Pupa i bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga vendi dhe është aktualisht në kërkim.
Magjistratja vendosi të shtyjë seancën dhe lejoi Belina Pupën të mbetet në liri me kusht deri në seancën e radhës që do të mbahet javën e ardhshme.
Në një reagim për mediat shqiptare, Pupa thotë se kanabisi është gjetur në një pronë të saj, të cilët e kishte dhënë me qira.