I arrestuar në një super operacion të policisë në një lokal te Gjiri i Lalëzit, Xhevdet Plaku, 45 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe jo vetëm, me një të shkuar të pasur kriminale që daton 25 vjet më parë, kur ishte vetëm 20 vjeç. i Njohur me nofkën “Akili”, ai është i përfshirë në botën e krimit të organizuar në vrasje, trafik ndërkombëtar droge, ndërsa për t’i shëptuar autoriteteve njihet se ka përdorur plot 25 identitete të ndryshme.
Në vitin 2000, Xhevdet Plaku u arrestua në Itali për vrasjen e bashkatdhetarit Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, por u lirua në vitin 2014 për mungesë provash. Në vitin 2003, u dënua në Shqipëri me 22 vjet burg për vrasjen e Saimir Sinës në Durrës, për të cilin nuk u arrestua kurrë.
Xhevdet Plaku drejtonte një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Amsterdami, duke përdorur 25 identitete të ndryshme për të manipuluar policinë dhe penguar arrestimin e tij. Banda që drejtonte importonte kokainë nga Belgjika dhe Holanda drejt Italisë, duke i emërtuar pakot sipas markave të luksit, nga “Hermes”, “Lacoste”, “G4”, “Rolls Royce” dhe “Playboy”, në varësi të cilësisë së drogës.
ADVERTISING
Në 2018-ën u arrestua në Holandë dhe u ekstradua në Itali, ku u dënua për trafik ndërkombëtar droge. Në burg qëndroi deri më 23 janar 2025, datyë kur u arratis nga burgu i Ankonës, pasi më herët përfitoi nga një regjim i lehtësuar që e lejonte të punonte jashtë burgut pa mbikëqyrje. Kur po hidhte mbeturinat u largua pa lënë gjurmë. Nga “SkyECC” u zbulua një plan për eliminimin e tij nga Rexhep Rapi, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Sali Rapi në vitin 2000. Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni, për eliminimin e tij sapo të dilte nga komisariati, plan që dështoi.
Personazhi tjetër i prangosur nga Policia e Durrësit është Flobens Meçia, i njohur edhe me mbiemrat Gega dhe Drini. Ai ishte shpallur në kërkim për dosjen “Plumbi i artë”. Meçjas i janë ofruar 5 milionë euro për vrasjen e Erion Alibejt të Elbasanit. Emri i tij del në disa biseda në “SkyECC” me Franc Çopjan, i cili i ofron mega shumën e parave për eliminimin e Erion Alibejt. Që vrasaj të kryhej, Meçja e siguron Çopjan se do të marrë edhe një qitës serb. Por, plani nuk u realizua kurrë, pasi apartamenti ku qëndronte Erion Alibej ishte me tenda dhe shumë e vështirë për t’u kuptuar nëse ishte aty apo jo. Po në aplikacionin e enkriptuar, Çopja i ofron nga 1 milion euro për vrasjen e Arjan Spahiut, Aldo Bahos dhe Ilir Lloshi. Edhe për ta Flobens Meçia shprehet i gatshëm të kryejë vrasjet