Një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar sot në mëngjes Tiranën.
Ai ka përplasur makinat e policisë në tentativë për t’u larguar pasi nuk u është bindur por në fund ka përfunduar në pranga.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga manovrat e rrezikshme që bëri me makinë. Sipas mediave, personi në fjalë ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik.