Dash Shehi pranon dështimin në zgjedhje, jep dorëheqjen

spot_img

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat, kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje dhe largohet duke iu hapur rrugën të tjerëve.

“Pranoj humbjen dhe mbaj përgjegjësi, dorëhiqem nga drejtimi i koalicionit”, u shpreh Shehi.

Djathtas për Zhvillim Kombëtar, i drejtuar nga Dash Shehi nuk arriti të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Ai i quan zgjedhjet një farsë dhe tha se listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxorën këtë rezultat.

Sipas Shehit, e vetmja pozitive e këtyre zgjedhjeve ishte që partitë të reja e çan rrethimin.

Latest articles

Related articles