Angjelin Preljocaj anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura në Francë

spot_img

Koreografi i famshëm me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj është bërë ditën e sotme zyrtarisht anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura në Francë.

Ceremonia u mbajt nën kupolën madhështore dhe historike të Institutit të Francës.

Preljocajt iu dorëzua Shpata e Akademikut e krijuar posaçërisht për të.

Lajmi u publikua dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare”, shkruante ministria.

Latest articles

Related articles