Alarmi, hipertensioni prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, 35% vuajnë pa e ditur dhe pa u trajtuar

spot_img
Advertisements

Tensioni i lartë i gjakut po kthehet në një kërcënim serioz për shëndetin publik, duke prekur jo vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë. Sipas një studimi të fundit, rreth 31-35% e personave mbi moshën 18 vjeç vuajnë nga hipertensioni, shpesh pa qenë të vetëdijshëm dhe pa ndjekur trajtim mjekësor.

Drejtoresha e Shërbimit të Mjekësisë së Brendshme, prof. Margarita Gjata, thekson:
“Prevalenca e hipertensionit po rritet ndjeshëm. Tek të rinjtë, përqindja është shqetësuese – deri në 35% e tyre kanë tension të lartë, por situata bëhet edhe më alarmante tek personat mbi 45 vjeç, të cilët shpesh nuk janë të informuar dhe nuk e monitorojnë gjendjen e tyre.”

Nëse nuk trajtohet, hipertensioni mund të çojë në pasoja të rënda shëndetësore si ishemi cerebrale, infarkt në zemër dhe sëmundje kronike të veshkave – të gjitha këto me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e vdekshmërisë.

Për të rritur ndërgjegjësimin, ekipi i mjekësisë së brendshme, nën drejtimin e prof. Gjata, ka nisur një fushatë informuese në terren, me fokus të veçantë te të rinjtë.
“Stresi është një ndër faktorët kryesorë që çon në hipertension. Të rinjtë duhet të kujdesen për stilin e jetesës: të ushqehen shëndetshëm, të shmangin duhanin dhe alkoolin, dhe të mësojnë të menaxhojnë stresin,” thekson ajo.

Latest articles

Related articles