Jared Kushner tregon si u njoh me Edi Ramën në jahtin e Rothschild-ëve

spot_img


Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka treguar se si është njohur me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, teksa është shprehur i impresionuar nga vizioni i këtij të fundit për të transformuar Shqipërinë.

Gjatë fjalës të mbajtur online në Forumin “Future Investment Initiative” që u zhvillua në Tiranë, Kushner, i cili është një nga folësit e Forumit, tregoi historinë se si është njohur fillimisht me kryeministrin Edi Rama.

“Pra, si të gjitha gjërat në jetë, çdo gjë merr rrjedhën e vet. Isha me pushime pasi u larguam nga qeveria (e SHBA) në verën e vitit 2021. Ishim në varkën e mikut tonë, Matt Rothschild, na morën në Mal të Zi dhe pastaj filluam të lundronim për në Korfuz dhe kaluam disa ditë në Shqipëri”, tregoi fillimisht Kushner.

Ai më pas tregon se një nga netët atje, kryeministri Rama i shkoi në jaht.

“Nuk e kisha takuar kur isha në qeveri, por isha shumë, shumë i impresionuar nga vizioni i tij për atë që donte të bënte me Shqipërinë, unë vërtet nuk dija asgjë për vendin”, thotë Kushner rreth takimit. “Nuk e kuptoja historinë dhe errësirën e komunizmit dhe lidershipit të tmerrshëm që në fakt e çoi atë vend në pazhvillimin e plotë si komb, por Edi hyri në jaht dhe një nga gjërat interesante që më tërhoqi ishte fakti se ai dukej si një politikan shumë i aftë, një lider shumë i fortë dhe i zgjuar”.

“Por – shpjegon Kushner – edhe fakti që, meqenëse ai ishte një artist në të shkuarën, mendova se do të ishte shumë interesante të shihja se si po e drejtonte vërtet një vend dhe po e ndërtonte një artist, dikush me shije të mahnitshme dhe kreativitet të madh. Dhe kështu u intrigova nga kjo”.

Kushner e vijon historinë duke thënë se para se para se t’i drejtoheshin Korfuzit, ata ndaluan në Butrint dhe u hasën aty me një pamje spektakolare.

Kushnerit po i dukej sikur vetë peizazhi, po i tregonte potencialin e vendit, me kaq shumë bukuri të mahnitshme, ku ai dhe bashkëshortja Ivanka bënë banjë dielli, shumë not, shumë ecje në këmbë, në një vend që thjesht kishte bukuri të jashtëzakonshme natyrore.

“Por dukej si një vend që askush nuk e njihte ose nuk e kuptonte dhe kështu nuk menduan shumë për të për rreth një vit dhe pastaj rreth një vit më vonë, filluam të shikonim mundësitë në Ballkan dhe partnerin që po udhëhiqte atë përpjekje. Thashë, e dini çfarë, le të shkojmë në Shqipëri, pata një përvojë kaq të mirë atje. Shkoni ta shikoni, shikoni nëse ka diçka atje”, shpjegon më tej Kushner.

Ai vijon më tej me historinë, duke treguar se si edhe projekti i Aeroportit të Vlorës, ishte një bonus i madh dhe një plus i shtuar në listën e kërkesave për investime të mëdha.

“Dhe ne u tërhoqëm menjëherë nga vendi ku ata po ndërtonin një aeroport në Vlorë dhe padyshim një vend do të ndërtojë një aeroport pranë bregut dhe vendit që ata mendojnë se është më i bukuri, kështu që shkuam atje. Ne kërkuam mundësi dhe ishim në gjendje të gjenim disa mundësi të jashtëzakonshme, kështu që kjo erdhi vërtet nga padyshim një pasion, dhe erdhi nga dëshira për të ndërtuar diçka që mendoj se mund të jetë vërtet unike në botë”, përfundon ai rreth kësaj çështjeje.

Pse Shqipëria?

“Epo, ke momente kur mendon, a ia vlen vërtet kjo? E di, për çfarë dreqin po e bëj këtë, por isha shumë kurioz që kaluam rreth një vit, duke kuptuar vërtet tregun, demografinë, trendet, rritjen e dyfishtë të vendit, ritmin e Europës, por pastaj duhet të thuash, në rregull, a do të jetë ky vend, i cili historikisht ka një reputacion paksa të përzier, një vend i pastër?”, tha Kushner, referuar projektit të tij për Zvërnecin.

“A do ta bëjë qeveria atë që thotë se do ta bëjë, apo a do të jesh në gjendje të marrësh miratime? Pa pasur nevojë të luash lojëra qesharake, a do të jenë, si të them, ndryshe. A do t’i mbajnë premtimet e tyre?”, i pati shtruar Kushner pyetjet vetes.

Ai më pas pranon se pas vizitës së parë në Shqipëri, kaloi gati një vit duke njohur ambientin, duke kuptuar, duke studiuar tregun, së bashku me një partnerin e tij, i cili ishte personi në terren dhe pika e referimit për vendimmarrjet e Kushnerit.

“Sa më shumë që u futëm në dizajnim – shpjegon Kushner – aq më shumë u dashuruam me atë që po krijonim dhe ndjenim se mjedisi ishte perfekt, por jo pa punën e shkëlqyer të ekipit në terren, partnerëve tanë në terren dhe Qeverisë, duke krijuar vërtet një mjedis shumë pro-rritjes”

Ai më pas kujton edhe situatën me gazetën amerikane New York Times, e cila ishte e para që publikoi projektin e Sazanit, dizajnuar nga Kushner dhe se si ishin ngritur pikëpyetje se ligjet po e favorizonin atë për të marrë këto hapa zhvillimorë në Shqipëri.

Po ai shpjegon se nuk dinte gjë për ligjet dhe këtë ia kishte pohuar gazetës amerikane. Më pas NYT pranoi se ndryshimet në ligjin shqiptar kishin ardhur për të rritur dhe zhvilluar vendin, për të inkurajuar investimet dhe ndryshimin.

“Po dëgjoja pak panelin e fundit dhe ata po flisnin për atë që duhet të ndodhë në mënyrë që vendet të rriten dhe qeveria në Shqipëri ka bërë të gjitha këto gjëra dhe kjo çon në investime që çojnë në prosperitet që çon në vëmendje, që çon në turizëm”, shpjegoi ai më tej.

“Rama e ka bërë Shqipërinë një vend të sigurt për të investuar”, Jared Kushner tregon detajet e projektit në Sazan: Do ndërtojmë diçka spektakolare
Sipas Kushner, kjo çon në rritje të vendeve të punës, çon në rritje të pagave.

“Pra, gjërat e duhura po ndodhin këtu dhe kështu kam qenë shumë, shumë krenar që e kam theksuar këtë dhe e dini, kam marrë shumë reagime të shkëlqyera nga shqiptarët, kur shkoj në vend dhe në diasporën shqiptare. Edhe dje, takova një zotëri i cili tha, e dini, unë jam nga Shqipëria, do të kthehem këtë verë në Vlorë. Hej, nuk kam qenë kurrë atje duke dëgjuar gjëra të jashtëzakonshme, dhe ju falënderoj vërtet që i sollët kaq shumë promovim vendit tonë, i cili mendoj se është një perlë e vërtetë”.

Pse pikërisht Sazani?

Kushner thekson se mbi të gjitha ka veçuar mjedisin si pjesë kryesore.

“Pra, mjedisi natyror dhe ajo që e bën këtë vend kaq të veçantë është mjedisi që ndodhet atje. Dhe kështu kemi punësuar Arup-in, i cili është një nga inxhinierët kryesorë në Europë, për të na ndihmuar me programet e duhura të konservimit. Nëse nuk e respektojmë mjedisin, zhvillimi që do të krijojmë atje nuk do të jetë aq i veçantë, kështu që duhet të sigurohemi që ta ruajmë vërtet mjedisin”, shpjegoi ai.

Në fakt, sipas Kushneri, qarkulloi mediatikisht edhe një histori që thoshte se ata po dëmtonim një deltë lumi. Por, që më pas doli që ishte 8 milje larg dhe nuk kishte të bënte fare me projektin e tyre, kështu që ai mendon se së bashku me kompaninë, kanë arritur t’i bëjnë njerëzit ta pranojnë këtë.

“Dhe kur të publikojmë planet, njerëzit do të shohin se si e kemi përqafuar mjedisin vendor dhe jemi përpjekur vërtet të bëjmë diçka që do ta përmirësojë, por gjithçka varet nga vendndodhja”.

Për këtë të fundit, përmendi afërsinë me Italinë dhe Greqinë.

“Pra, ky projekt është 60 milje nga Italia, 60 milje nga Korfuzi, dhe siç thashë, ka një aeroport të ri që do të hapet shumë shpejt dhe do të jetë 10 minuta larg me makinë nga ky projekt, kështu që bukuria natyrore është e pabesueshme”.

Kushner shton më tej: “Vendndodhja është e jashtëzakonshme dhe ndodhesh pikërisht në mes të Mesdheut, por përsëri, për shkak të historisë së keqe që ky vend kishte deri në vitet ’90, ishte vërtet i pazhvilluar, kështu që nuk ke një mundësi të tillë në Mesdhe ku ka pasur shumë zhvillim dhe pastaj gjithçka është e mbirregulluar, ku asgjë nuk mund të ndërtohet dhe asgjë nuk mund të bëhet. Pra, këto gjëra po bashkohen dhe ne, mendoj se empirikisht, ndiheshim sikur kjo kishte shumë kuptim, kështu që kemi shpenzuar shumë kohë, përpjekje dhe kapital për ta çuar këtë përpara, dhe mendoj se do të jemi në gjendje të bëjmë diçka shumë spektakolare, të cilën do ta shpallim shumë shpejt”.

Latest articles

Related articles