Enti Rregullator i Energjisë (ERE) licencoi deri në fund të prillit të paktën 11 subjekte. Bëhet fjalë për të dhënat e rifreskuara dhe që përfshijnë periudhën e licencimeve të reja nga janari deri në fund të muajit të katërt.
Në total kapaciteti i instaluar i projekteve që kanë marrë një licencë prodhimi si fotovoltaikë është 121 MË nga ku 9 prej tyre i takojnë kategorisë së impianteve me fuqi të instaluar deri në 2 MW.
Impianti kryesor që duket se ka marrë licencën në prodhim është ai që parashikohet me një fuqi 100 MË nga Sunny Side Energy i parashikuar për ndërtim në zonën e Darzezës në Fier.
Në total deri më tani janë dhënë 64 licenca në prodhim energjie fotovoltaike nga ERE dhe që fillojnë që nga projekti i parë i zbatuar disa vite më heët nga ujësjellësi i Korçës. Interesi për fotovoltaikët nisi në vitin 2017 kur u miratua edhe kuadri i parë ligjor për burimet e rinovueshme të energjisë por që mori nxitjen reale në vitin 2021 dhe 2022 me nisjen e krizës së energjisë.
Deri më tani në vend janë zbatuar disa projekte por ato që dominojnë janë impiantet e vogla deri në 2 MË teksa më i madhi është Karavastaja i fituar përmes ankandit të qeverisë nga Voltalia që ka nisur prodhimin prej vitit 2024.
Projekte të tjera private të orientuar drejt shitjes në treg të lirë po zbatohen në disa rajone teksa shumica e projekteve të propozuar mbeten në hallka të ndryshme institucionale pa filluar punimet në terren. Në raportin e vitit të shkuar të Entit Rregullator të Energjisë renditen disa dhjetëra projekte dhe etapat në të cilat ndodhen ato.
Shqipëria synon që të bëjë diversifikimin e prodhimit të energjisë duke rritur peshën e energjisë diellore dhe asaj nga era për të shmangur varësinë e madhe që ka aktualisht nga hidro dhe që e ekspozon atë vazhdimisht ndaj importeve në vite hidrike jo të favorshëm.
Rritja e kapacitetit të instaluar njëkohësisht është lakuar si një formë për ta kthyer vend