“PD mos ta drejtojë gishtin nga të tjerët…” – Lita: Sistemi elektoral ka bllokuar rotacionin

spot_img

Analisti Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “LOG.” në News24, duke iu drejtuar përfaqësuesit të PD Klevis Balliu, tha se 210 mijë votat që kanë marrë partitë e vogla nuk janë pronë e PD por qytetarë të lirë që kanë votuar sipas mendjes së tyre dhe nuk janë pronë e asnjë partie në vend.

Sipas Litës, nëse do të flasim për partitë e vogla duhet të flasim për sistemin, që kanë demotivuar njerëzit të shkojnë në zgjedhje.

Analisti Lita i ka bërë thirrje PD të analizojë situatën dhe një terapi që në shtator të shihet më qartë cfarë ka ndodhur më 11 maj.

Lavdrim Lita: Ka problem kur e drejtojmë gishtin. Një ëshë ndaj të tjerëve, 4 ndaj vees. Ata 200 mijë vota janë qytetarë që kanë votuar sipas idesë së tyre. Nuk janë pronë e PD. Sistemi i mbyllur dhe i hapur ka krijuar probleme. Por ka dhe personazhe anonimë që kanë marrë vota. Mos e drejtoni gishtin ndaj partive të vogla për të dalë nga situata. Bëni një autoanalizë e më pas bëni terapi si të dilni nga kjo gjendje.

Latest articles

Related articles