Një hapësirë prej 42, 934 metra katrorë tek parku i Liqenit është duke u shkatërruar me qëllim vënien në dispozicion të këngëtarit Noizy për organizimin e një koncerti në 31 maj.
Denoncimi është bërë nga aktivisti Andi Tepelena në rrjetet sociale. Ai e konsideron skandal dhe një shpërblim elektoral për këngëtarin.