PS kryeson, ndjek nga distanca PD – Partitë e reja në prag mbijetese

spot_img

Teksa janë numëruar mbi 28% e votave në rang kombëtar, rezultatet paraprake të zgjedhjeve tregojnë një epërsi të Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të deritanishme, PS kryeson me 53% të votave dhe pritet të sigurojë 83 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike renditet e dyta, me 34% të votave dhe 51 mandate të projeksionuara. Megjithëse rezultati kombëtar nuk është në favorin e saj, PD vijon të mbajë bastionet tradicionale në veri të vendit. Aktualisht, vetëm dy qarqe Shkodra dhe Kukësi, paraqiten si blu në hartën zgjedhore, duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për opozitën në këto zona.

Procesi i numërimit vijon në të gjithë vendin, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te ndryshimet e mundshme në ndarjen e mandateve në orët në vijim.

Latest articles

Related articles