Narendra Modi: India po ndërpret veprimet ushtarake ndaj Pakistanit

spot_img

Kryeministri indian Narendra Modi tha sot se India ka “ndërprerë” veprimet e saj ushtarake dhe do t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm terrorist. Modi, në komentet e tij të para publike që nga fillimi i një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Indisë dhe Pakistanit gjatë fundjavës, theksoi se çdo lëvizje e Islamabadit do të monitorohet.

India dhe Pakistani arritën të shtunën një marrëveshje për të ndaluar të gjitha veprimet ushtarake në tokë, ajër dhe det. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se vendi i tij kishte rënë dakord për një armëpushim, por nuk do të toleronte kurrë një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Zyrtarë të lartë ushtarakë nga India dhe Pakistani biseduan sot në telefon për të vlerësuar nëse armëpushimi po respektohet dhe si të sigurohet zbatimi i tij.

Të dyja palët ranë dakord të shqyrtojnë marrjen e masave urgjente për të zvogëluar numrin e ushtarëve në zonat kufitare.

Latest articles

Related articles