Falja e gjobave/ OSBE-ODIHR: Krijoi pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor

spot_img

OSBE-ODIHR gjatë konferencës për shtyp ka dhënë vlerësimet në lidhje me procesin zgjedhor që u zhvillua dje në Shqipëri. Koordinatorja Speciale e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi foli edhe në lidhje me faljen e gjobave nga ana e qeverisë.

Ajo u shpreh se falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi një pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor.

“Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.

Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik.”, u shpreh Farah Karimi.

Latest articles

Related articles