Ancelotti do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Brazilit

spot_img

Lëvizje e madhe në pankinën e Brazilit! Federata braziliane e futbollit ka zyrtarizuar emërimin e Carlo Ancelottit si trajnerin e ri të Kombëtares. Tekniku italian do të marrë drejtimin e “Seleçaos” pas largimit nga Real Madrid dhe do të udhëheqë skuadrën në dy ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Ancelotti ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë në krye të Brazilit deri në verën e vitit 2026, me objektivin madhor: triumfin në Kupën e Botës që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ky është një hap historik, pasi Ancelotti bëhet trajneri i parë europian që merr drejtimin e 5 herë kampionëve të botës.

Latest articles

Related articles