Qytetarja në Tiranë fotografon votën, kryetari dhe sekretari i KZAZ-s nuk njoftojnë policinë

spot_img

Në njësinë administrative nr. 1, konkretisht në QV-në 1694 që ndodhet tek shkolla “Ali Demi”, vëzhguesi i Koalicionit Euroatlantik, Xhaferr Sh., ka kapur shtetasen Alketa H duke fotografuar votën.

Edhe pse ky veprim është bërë në prezencë të kryetarit dhe sekretarit të KZAZ-së, këta të fundit nuk kanë njoftuar policinë për të bërë veprimet proceduriale, por janë mjaftuar me një procesverbal dhe e kanë lënë të lirë këtë shtetase.

Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin masat e nevojshme.

Latest articles

Related articles