Përplasje në Pogradec gjatë votimit

spot_img

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në një nga qendrat e votimit në qytetin e Pogradecit, ku një konflikt personal ka degjeneruar në dhunë fizike.

Sipas burimeve policore Luan Tollozhina, një qytetar i njohur në zonë dhe mbështetës i Partisë Demokratike, ka sulmuar fizikisht Entin Gega, komisioner i Partisë Socialiste. Ngjarja dyshohet se ka lindur për arsye personale, pas një ngacmimi verbal që Gega i ka bërë vajzës së Tollozhinës.

Policia konfirmon se përplasja nuk ka pasur lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor dhe është cilësuar si një incident me motive private. Të dyja palët janë marrë në pyetje dhe hetimet janë në vijim.

Latest articles

Related articles