Drejtorët e bashkisë Kamëz rreshtohen para qendrave të votimit për të intimiduar qytetarët, Koalicioni Euroatlantik u bën thirrje organeve të rrendit të marin masa.
Në Kamëz, Bathore dhe Paskuqan, drejtorë dhe punonjës të Bashkisë Kamëz me bexh në qafë rreshtohen në hyrje të shkollave dhe institucioneve ku votohet për të orientuar votën.
E njëjta gjë ndodh edhe tek shkolla “Tahir Sinani” në Kodër të Kuqe, ku drejtori i Gejlbërimit në Bashkisë Kamëz, Prel Gjonpali dhe 6 punonjës bashkie me bexh, bllokojnë hyrjen e Shkollës dhe diktojnë votuesit