Hapen 5225 qendra, nis zyrtarisht votimi në Shqipëri

spot_img

Shqipëria voton. Në orën 07:00 janë hapur në Shqipëri qendrat e votimit dhe do të qëndrojnë hapur deri në orën 19:00. Në mbarë vendin janë 5225 qendra votimi.

Vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, do të votohet dhe numërohet në formë elektronike. Votat e diasporës do të numërohen paralele me numërimin e votave në mbarë Shqipërinë.

Qytetarët shqiptarë zgjedhin ditën e sotme parlamentin dhe qeverinë e re për katër vitet e ardhshme. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

Nga Diaspora që votojnë për herë të parë janë regjistruar 245 935 persona. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë këtë të dielë.

Latest articles

Related articles