Asfalt elektoral më Belsh, 2 të arrestuar, 2 biznesmenë në kërkim!

spot_img

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar katër persona të dyshuar për shpërdorim detyre, në kuadër të një hetimi për shtrimin e rrugëve në Bashkinë Belsh, veprim që dyshohet të jetë bërë në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Fibank

Hetimet u nxitën nga një denoncim i bërë më 5 maj 2025 në rrjetin social “Facebook” nga kandidati i Partisë Demokratike, Dritan Cani. Ai publikoi një video ku shfaqej pranë një kamioni me mbishkrimin “Vëllezërit Hysa” dhe një mjeti tjetër që shtronte asfalt, duke ngritur pyetjen pse po kryheshin punimet vetëm një javë para zgjedhjeve.

“I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë Belsh: pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve?”, deklaroi Cani në video.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga hetimet paraprake ka dyshime të arsyeshme se punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë Belsh kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ata dyshohet se kanë lejuar subjektin “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. të kryejë shtrimin e rrugëve të brendshme në qytet pa projekt dhe jashtë çdo procedure ligjore, në favor të fushatës elektorale.

Gjithashtu, Prokuroria bën të ditur se ndaj kompanisë “Vëllezërit Hysa” është ngritur akuza për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Nga urdhri i Prokurorit të çështjes janë ndaluar shtetasit Fation Muça, punonjës i IMT-së dhe Lorenc Hoxha, mbikëqyrës punimesh dhe administrator i ZETACONSULT për të cilët është ekzekutuar masa e ndalimit nga policia gjyqësore.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”, shtetasit Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo.

Burime nga Elbasani konfirmojnë se përveç ekzekutimit të ndalimeve, janë kryer edhe kontrolle në vendbanimet dhe ambientet e përdorura nga të dyshuarit

Latest articles

Related articles