Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka votuar mëngjesin e sotëm te Shkolla e Mesme Ekonomike, rruga ‘Myrtezim Këlliçi’ në Tiranë.
Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri.
Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.