Princ Leka: Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë

spot_img

Të dashur bashkëkombës,

Nesër është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen e Shqipërisë. Votoni me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për vendin tonë.

Mos harroni: vota është e drejta juaj, forca juaj dhe zëri juaj. Askush s’ka të drejtë t’jua mohojë apo t’jua diktojë.

I drejtohem veçanërisht të rinjve: ky vend është i juaji! Votoni për një Shqipëri ku doni të jetoni, të ndërtoni dhe të ëndërroni.

Shqipëria ju takon ju. Votojeni me zemër.

Rroftë Shqiperia, Rroftë Kombi Shqiptar! 🇦🇱

Leka II

Latest articles

Related articles