Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Egert Haxhiu, flet për arsyet që e shtynë të angazhohet politikisht krah Lulzim Bashës, vizionin e tij për një Shqipëri me institucione të forta që duhet të duhet të ndjek linjën aktuale me SHBA sepse atë ka të vetmin mik që iu ka mbështetur totalishtAi ka thekuar edhe qëndrimin e tij të palëkundur në mbështetje të çështjes palestineze. Haxhiu thekson se Shqipëria ka nevojë për politikanë me frymë europiane, që i shërbejnë qytetarit dhe flasin me zë të lirë për drejtësinë ndërkombëtare – edhe kur kjo bie ndesh me qëndrimet zyrtare. Në këtë rrëfim të drejtpërdrejtë, ai prek sfidat e brendshme, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e një politike të re që nuk i shmanget të vërtetës.
Intervista e plotë:
- Z. Haxhiu, çfarë ju motivoi të pranoni kandidimin në koalicionin Euroatlantik dhe konkretisht me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës?
Nevoja e një fryme të re politike me politikan me edukim Europian dhe eksperiencë të theksuar në fushën e politikës. Duhet të sjellim besimin dhe sigurinë tek qytetarët e Shqipërisë që u ka munguar edhe pas komunizmit.
Z. Lulzim Basha është figurë politikani që punon me ekip duke i analizuar zhvillimet politike të vendit.
2.A mendoni se figura e Lulzim Bashës është ende e besueshme për elektoratin opozitar, pas largimeve dhe përçarjeve që ka pasur PD?
Basha ka bërë atë që askush nuk kishte guxim ta bënte njeri në Shqipëri sot për sot, largoi Sali Berishën nga PD që është pengesa më e madhe e politikës Shqiptare për ndryshimin e kulturës politike në Shqipëri. Varet kujt dhe si i shikon gjërat, e në bazë të zhvillimeve të ngjarjeve pozicionoheni.
3.Si e vlerësoni platformën politike të këtij koalicioni dhe çfarë mendoni se e dallon nga opozita tjetër tradicionale?
Të gjithë programet e partive të tjera kemi parë dhe analizuar por vet analistët Europian e kanë vlerësuar si më i miri program politikë i rrymës politike Shqiptare për zgjedhjet e 2025.
Qytetarët e dallojnë atë cfarë është në dobi të tyre e cfarë janë thjesht vetëm premtime për të thithur votën.
4.A ka ndonjë kauzë apo çështje specifike që do të donit ta shtynit përpara nëse fitoni një mandat përmes këtij koalicioni?
Ndalimi i korrupionit, riformatimi i ligjeve të pa ndryshueshme, mirëqenia e individit shqiptar, zgjidhja e çështjes së pronësisë, rritja e pencioneve dhe azhornimi i kushteve infrastrukturore në shërbim të individit.
Të jetosh në mesin e problemeve kërkon edhe zgjidhjen e tyre, Ne jemi përdit me njëri tjetrin dhe e dim më së miri si ti shërbejmë vendit tonë. - Keni shprehur shpesh solidaritet me popullin palestinez. Çfarë nënkupton kjo mbështetje për ju personalisht?
Ne jemi edukuar që të jemi me të drejtin dhe të merituarin e jo me të fortin, Kosova është shembull i jetuar në kurriz të popullit Shqiptar.
Palestina meriton të jet e lirë ashtu si e drejt ligjitime e cdo vendi demokratik që ndodhet në Lindjen e Mesme.
6.Cili është qëndrimi juaj personal për çështjen palestineze dhe a mendoni se Shqipëria po ndjek një politikë të balancuar në këtë konflikt?
Shqipëria bën politik tjetër jadht territorit të saj për Palestinën dhe tjetër në sy të myslimanëve Shqiptar.
Ne ndjejmë të njëntën gjë siç ndjenë populli Palestinez edhe pse nuk jemi në kushte të njënta me atë që po përjetojnë ata atje. - Si e konsideroni ju qëndrimin e Shtetit Shqiptar ndaj Luftës së Izraelit në Palestinë?
Vullneti politikë i Shqipërisë si shtet është e detyruar të mbaj krahun e Izraelit sepse aq fuqi ka fatëkeqësisht, mban krahun e të fortit sepse ashtu është urdhëruar pavarsisht se popullësia Shqiptare është mbi % 60 me religjon mysliman.
8.A mendoni se Shqipëria duhet të rishikojë politikat e saj të jashtme në përputhje me opinionin publik apo të vijojë në linjën aktuale të bashkëpunimit me SHBA dhe Izraelin?
Shqipëria duhet të ndjek linjën aktuale me SHBA sepse atë ka të vetmin mik që iu ka mbështetur totalisht, sa për shtetin e Izrailit duhet të distancohet nga derisa ata po bëjnë zullum mbi një popull autokton.
9.Ka pasur shumë diskutime për rolin dhe sigurinë që përfaqësojnë muxhahedinët në kampin në Manëz. Si e vlerësoni këtë prani në territorin shqiptar?
Skan informacion për këtë pyetje.
10.A mendoni se qeveria shqiptare duhet të jetë më transparente me publikun për marrëveshjet që lidhen me strehimin e tyre dhe ndikimet e mundshme në sigurinë kombëtare?
Nuk kam informacion për zhvillimet që bën Shqipëria për këtë çështje./gazetaimpakt